Qeveria strategji për zhvillim në zonat rurale, financim ekstra 100 fshatrave në vend

Qeveria ka paraprirë planin për zhvillimin e zonave rurale në vend gjatë mledhjes së kabinetit që u zhvillua në qytetin e Lezhës. Kështu sipas një dokumenti të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave, bëhet fjalë për një program për zhvillimin rural, i cili do të mundësojë ndërhyrjen me financime në 100 fshatra. Këto financime do të jenë nga shteti por gjithashtu edhe nga donatorët dhe investuesit privatë. Sipas strategjisë së planifikuar përgjtë 3 viteve në këta 100 fshatra parashikohet të punësohen 600 persona, të çelen 150 biznese të reja të mbështetura për të rinj, të ngrihen 25 inkubatorë për produktet tradicionale, 150 bujtina të mbështetura, 27 sipërmarrje të reja të agroturizmit si dhe 200 projekte të realizuara të përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

Ky plan do të realizohet nëpërmjet 3 pikave themelore: 1- Përmirësimi i infrastrukturës publike; 2- Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike; 3- Zhvillim i kapitalit social dhe njerëzor. Qeveria do të mbështesë me instrumente financiare dhe fiskale krijimin e një rrjeti fermash agroturistike, që plotësojnë kriteret dhe standardet e përcaktuara, të cilat do të jenë baza e rrjetit shqiptar të agroturizmit. Gjithashtu do të ndihmojë prodhuesit e vegjël të depërtojnë në tregje të mëdha me produket artizanale.

Në mbështetje të hallkës së fundit të zinxhirit të vlerës (shitja), programi do të synojë që të krijojë një rrjet të markatave/dyqaneve që do të jenë të specializuara në shitjen e produkteve shqiptare, në veçanti produkteve tradicionale. Do të synohet që ky rrjet të ketë emërtimin e tij (markën/brand-in) që e dallon nga rrjetet e tjera dhe bazuar në një strategji të posaçme marketingu dhe franchise, do të mund të krijojë një masë kritike të dyqaneve që do të bëjnë të mundur rritjen e përqindjes së shitjes së produkteve shqiptare/ tradicionale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet