Qeveria: së shpejti regjistër të dhënash për të gjitha rrugët në vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të marë një konsulent për të ndërtuar një regjstër të dhënash me gjendjen e të gjithë rrugëve në vend. Me datë 6 nëntor 2017 do të hapen aplikimet për të përzgjedhur kompaninë që do të ketë si detyrë të mbledhë të dhëna të sakta për gjendjen e të gjithë rrugëve , urave, dhe trotuarët. Analiza do të nxjerrë në pah edhe se ku do të jenë nevojat më të mëdha për të ndërhyrë. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore në kuadër të mirëmbajtjes dhe rritjes së sigurisë rrugore. Kompanitë që do të aplikojnë të kenë një eksperiencë 10 vjeçare në menaxhimin e aseteve rrugore. Projekti do të financohet pjesërisht nga Banka Botërore, e cila do të ofrojë 50% të shpenzimeve dhe parashikohet të zgjasë 12 muaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet