Radhë të gjata në kufi me Kosovën
Kamionistët ankohen: punon vetëm një sportel

Radhë të gjatë mbi 2 kilometra në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek kamionistët që transportojnë mallra nga njëri vend në tjetrin. Radhë të gjata mbi 2 kilometra u krijuan edhe të mërkurën nga kamionët e tonazhit të rëndë. Ata ankohen se punon vetëm një sportel dhe ritmi është shumë i ngadaltë. "Është humbje kohe për ne dhe harxhim nafte", thonë drejtuesit e kamionëve të cilët fajësojnë shtetet për këto vonesa.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet