Rama: Në fund të muajit nuk do të mbetet askush pa pagë

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot të gjithë ata qytetarë që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim, pasi të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi. “Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon”, tha Rama.

Kryeministri bëri thirrje për durim dhe besim, ndërsa theksoi se “po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë”. /m.m/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet