Investimet publike rriten me 42%: buxheti garanton ecurinë e reformave

Nga mbjedhja e Këshillit ekonomik kombëtar ku në fokus ishte buxheti i 2018 kryeministri tha se invenstimet publike do të kenë një rritje prej 42%, dhe se ky buxhet i caktuar për vitin e ardhshëm do të sigurojë ecurinë e reformave në të gjitha fushat.

“Investimet publike do të rriten me rreth 42% ndaj 2017s si prioritet themelor i vitit të ardhshëm dhe buxheti do të garantojë ecurinë e reformave themelore që nga Reforma në drejtësi, tek reforma e financave publike, ato të administratës publike, administrative territoriale dhe ajo e ujit që vitin e ardhshëm hyn në etapën më domethënëse", tha Rama.

Në fjalën e tij kryeministri u shpreh optimist për të ardhurat e vitit të ardhëm. “Parashikimi për të ardhurat, sipas projeksioneve tona, këtë vit do të tejkalohen. Në 2018-n do të kemi një rritje prej 6.3% të Prodhimit të brendshëm kombëtar me një rritje prej 26 miliardë, e cila vjen nga rritja ekonomike dhe përshkallëzimin për luftën kundër informalitetit”.

Një vëmendje e veçantë do ti kushtohet edhe turizmit, duke marrë masa lehtësuese me qëllim stimulimin e investimeve në këtë sector. Kryeministri tha se pas vendosjes së taksës më e ulëta në rajon, do të përjashtohen nga taksat e tatim fitimit, taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e pasurisë, të gjitha hotelet me 4 ose pesë yje. Kushti i vetëm për tu përjashtuar nga këto 3 taksa, është që këto subjekte duhet të jenë të çertifikuara.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet