Rikthimi në punë pas pandemisë/ Programi i parë, shteti i paguan biznesit pagën minimale dhe sigurimet për çdo të punësuar

Personat që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë së COVID-19 janë në fokus të qeveris për t’i rikthyer ata sërish në tregun e punës. Për këtë, qeveria ka miratuar edhe disa skema punësimi të cilat lehtësojnë barrën e biznesit duke i nxitur ata të rrisin punësimin.

Punëkërkuesit me të drejtë përfitimi janë të gjithë punëkërkuesit e papunë që kanë dalë të papunë si pasojë e COVID-19, nga data 10 mars 2020 deri në datën 23 qershor 2020, të evidentuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe të regjistruar në zyrën e punës.

Një ndër skemat e propozuara nga qeveria për punësim afatshkurtër ose 4 mujore.Për programin e punësimit katërmujor qeveria merr përsipër financimin në masën e pagës për 2 muaj për të gjithë pjesëmarrësit në program, të kompensuara në muajin e parë dhe të katërt të kontratës.

Gjatë kësaj periudhe 4 mujore punësimi, qeveria merr po ashtu përsipër edhe pagesën e kontributeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore që duhet të paguhet nga punëdhënësi, të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet