Rimbursohen fishat e diabetit për të gjithë fëmijët

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar të gjithë ata që e sulmuan e nuk mbajti premtimin për të rimbursuar fishat e diabetit, se tashmë ky qëllim është realizuar. Kreu i qeverisë postoi një video në rrjetin e tij social në shtëpinë e Damianës, vajzës që vuan me diabet.

“Mirëmëngjes dhe me këto 4 minuta të ndara në dy pjesë – ku edhe të gjithë ata që vunë kujën e cinizmit histerik për episodin e Babagjyshit të Vitit të Ri, mund të shohin se në fakt ne bëjmë, hap pas hapi, diçka të re për të ndihmuar që të rriten më të sigurt, “Eriglisat dhe Leot” e gjithë Shqipërisë – ju uroj një ditë të mbarë”. Në video tregohet kur kryeministri Edi Rama vizitoi në Kombinat në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit 14 nëntor 2017, familjen e Damianës, një vajze që vuan nga kjo sëmundje dhe u shpreh se për familjet është barrë e madhe për t’u marrë me këtë sëmundje, e cila me përparimet e shkencës kam besim se do të vijë dita t’i gjendet zgjidhje. Në videon e postuar nga Rama në Facebook, ai shprehet se është shtuar fondi për ilaçet këtë vit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet