Rregulla dhe të drejta të reja për të punësuarit në të gjithë europën

A e dini që në Europë, një kontratë pune në katër është “me kohë të pjesshme” ose “punë e kërkuar në nevojë”, por pa një orar të garantuar ligjërisht? Kjo do të thotë se shumë europianë nuk e dinë kur dhe për sa kohë punojnë ose do të punojnë ligjërisht. Për këtë fakt, nevojiten rregulla të reja për të kërkuar kombinimin e kësaj panorame jo të kënaqshme në lidhje me vendin tonë të punës.

Shifra mund të përkthehet në 2 deri 3 milion persona, duke nisur që nga ata me probleme shëndetsore apo edhe ata që punojnë me kontratatë me kohë të pjesshme, të cilët mund të mbulohen nga një kontratë e re pune. Në total, 200 milion qytetarë europianë mund të kenë kushte pune më transparente edhe pse janë ligjet e punësimit të pavarur dhe të atyre që punojnë më pak se 8 orë në javë. Kushtet e tregut të punës që kur nisi edhe kriza ekonomike kanë ndryshuar, duke krijuar një seri kushtesh pune të paqëndrueshme në të gjithë europën.

Sipas normave të propozuara, Bashkimi Europian do të vendosë se kush është një punonjës sipas rregullave të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, duke përfituar mbi 3 milion punëtorë me kontratë dhe ata me kontratë 0, të cilët nuk janë të mbrojtur nga rregullat aktuale. Nëse ligji do të miratohet, 5 mes 31 milion personave do të kenë të drejtë të marrin të dhëna të shkruara ose me e-mail mbi punën e tyre që nga dita e parë e nisjes së punës.

Do të propozohet që periudha e provës të mos jetë më e gjatë se 6 muaj. Do të ketë të drejtë të punojë edhe për punëdhënës të tjerë. Mund të kërkohet një punë stabël dhe të merret një përgjigje nga dhënësit e punës me shkrim. Në fund, e drejta e marrjes së një informacioni të detyruar pa shpenzuar asgjë nga rroga e të punësuarit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet