Rriten eksportet me gjermaninë

Në muajin korrik, eksportet “Made in Albania” u rritën ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me Gjermaninë me 54,0 %, Italinë 10,4 % dhe Kosoven me 2,5 %

TIRANE - Shkëmbimet tregtare me vendet e BE në muajin korrik zunë 69,2 % të gjithë tregtisë në kete muaj. Ndërsa eksportet shqiptare zunë 80,0 % të eksporteve gjithsej, importet nga vendet e BE-së në tregjet shqiptare arritën në 64,6 % të totalit. Sipas INSTAT, partnerët kryesorë tregtarë vijojnë të jenë Italia me 37,8 %, Turqia me 6,2 %, Greqia me 5,9 % dhe Gjermania 5,9 %. Në muajin korrik, eksportet “Made in Albania” u rritën ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me Gjermaninë me 54,0 %, Italinë 10,4 % dhe Kosoven me 2,5 %. Vendet me të cilat eksportet shënuan uljen më të madhe janë Spanja me 26,8 %, Malta me 26,5 % dhe Greqia me 5,7 %. Në muajin korrik 2015, vendet e me të cilët Shqipëria rriti ndjeshëm importet në krahasim me korrik 2014 janë: Gjermania me 22,1 %, Turqia me 18,2 % dhe Italia me 3,6 %. Ndërsa vendet me të cilat importet pësuan uljen më të madhe janë: SHBA me 41,2 %, Greqia me 13,5 % dhe Kina me 3,7 %.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet