Rriten pagat e policisë së shtetit, deri në 50% më shumë

Rriten pagat e punonjësve të policisë. Qeveria ka miratuar pagën shtesë për efektivat e policisë, jo vetëm për shkak të orëve shtesë jashtë orarit zyrtar por dhe brenda orarit zyrtar në orët e natës. Koha normale e punës për punonjësit e policisë është 40 orë në javë. Por brenda këtij orari, për çdo orë punë apo shërbim që kryhet nga ora 19.00 deri në 22.00 të mbrëmjes punonjësit e policisë përfitojnë një shtesë page prej 20%. Ndërsa për intervalin nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, shtesa është 50 për qind e pagës.Për orët e punës gjatë ditëve të festave dhe ato të pushimeve javore punonjësit e rendit do të përfitojnë 25 për qind shtesë page dhe kompensim kohe pushimi të barabartë me shërbimin e kryer jashtë orarit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet