Rritet kredia për bizneset

Bizneset dhe individët kanë rritur kërkesat për kredi në 3 mujorin e parë të këtij, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas raportit mbi Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues, kërkesa e bizneseve për kredi u raportua nga bankat më e lartë se në tremujorin paraardhës, e mbështetur si nga segmenti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ashtu edhe nga ai i ndërmarrjeve të mëdha. Bankat kanë qenë më konservatore në standardet e aplikuara këtë tremujor. Shumica e tyre i kanë mbajtur ato të pandryshuara. Në kahun shtrëngues të kushteve në miratimin e kredisë për individët ka vepruar vetëm rritja e kërkesave për kolateral. Për tremujorin e dytë të vitit 2018, bankat presin një ngadalësim të aktivitetit kreditues, si në monedhën vendase ashtu edhe atë të huaj. Për të njëjtin tremujor normat e interesit të kredisë priten më të larta, si në lekë ashtu edhe në valutë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet