Rritet numri i bizneseve të deklaruara, shifrat

Numri i kompanive që kanë deklaruar aktivitet ka shënuar rritje, gjatë muajve të parë të këtij viti. Sipas Drejtorisë së përgjithshmë të tatimeve, numri i aktiviteteve që janë deklaruar nga Janari deri në Prill 2018 është 112 101. Ndërsa nga janari deri në prill 2017 numri i tatimpaguesve që deklaruan aktivitet kapi shifrën prej 108 621, citon Atsh. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i tatimpaguesve që deklarojnë aktivitet është rritur me 3 480 ose me rreth 3.2% më shumë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për të asistuar me profesionalizëm tatimpaguesit, në mënyrë që ata të përmbushin vetë detyrimet e tyre tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet