Rritet numri i pagesave nëpërmjet internetit

Pagesat përmes internetit apo telefonit kapën shifrën e rreth 551 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 60% krahasuar me vitin 2016. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, viti 2017 shënoi rritje të konsiderueshme edhe në numër transaksionesh, që arriti në 2.6 milionë, në rritje me 26% krahasuar me vitin 2016. Përdorimi i internet banking është rritur për të nëntin vit radhazi, ndërsa rreth 88% e llogarive të lidhura me internetin i takojnë individëve. Në vendin tonë shërbimet e pagesave përmes internetit i përdorin rreth 11% e popullsisë, në rritje të ndjeshme prej nivelit 7% kundrejt vitit 2016.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet