Rritje e lehtë e çmimeve të konsumit në gusht

Çmimet e konsumit shënuan një rritje të lehtë me 0,2% gjatë muajit gusht të këtij viti, krahasuar me muajin korrik. Referuar raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT) krahasuar me muajin korrik të këtij viti, çmimet e grupeve “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “transporti” u rritën me 0,5 % secili, pasuar nga grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4%, “pije alkoolike dhe duhan”, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “argëtim dhe kulturë” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” u ulën me 0,3%.

Ndërsa ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin gusht 2020 është 1,3%. Krahasuar me muajin gusht 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,9 %. Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 14,3 %.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet