Rritje page për 31 mijë punonjës të arsimit dhe 3500 akademikë

Të gjitha pagat për punonjësit e adminisratës janë rritur që nga data 8 Mars për 31 mijë punonjës të arsimit, 3500 akademikë dhe profesorë e 18 mijë punonjës të shëndetësisë. Vendimin e ka marrë Këshilli i Ministrave. Sipas ministrit të financave, Arben Ahmetaj, ishte rezultat i tre viteve reforma të qeverisë, ndërsa veçoi se dhe reforma në drejtësi dhe vettingu pritet te kenë një ndikim të madh për zhvillimin ekonomik në thithjen e investimeve. Rritja e pagave për të punësuarit e shtetit merr jetë prej ditës së sotme me vendim të Këshillit të Ministrave. 10% më shumë për akademikët, mësuesit, profesorët e arsimit të lartë dhe punonjësit e shëndetësisë. Nga ky vendim përfitojnë 31 370 punonjës të sistemit arsimor me efekt 1.3 miliard lekë për periudhën 12 mujore. Rritja e pagave në këtë sistem shoqërohet dhe me rritjen e pagave në sistemin e arsimit të lartë 10-12% për 3500 profesorë dhe punonjës akademikë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet