SHBA rrit numrin e vizave për punë sezonale

Administrata e Trump ka miratuar të shtoj dhe 30 mijë viza pune sezonale për vitin 2019, ka bërë më dije Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Punës. Kjo shtesë i bashkëngjitet numrit ekzistues të vizave të vëna në dispozicion për këtë vit.

Viza e punës, e cila lejon punëdhënësit të punësojnë persona të huaj përkohësisht në sektor jo bujqësor, do të jenë në dispozicion vetëm për punëtorët që tashmë kanë marrë statusin H-2B (vizë pune e përkohshme) në tre vitet e fundit fiskal. Disponueshmëria është gjithashtu e limituar edhe për bizneset që do të vuanin ‘dëme të pariparueshme’ nëse s’do të mund të merrnin punonjës shtesë, ka deklaruar Shërbimi i Nënshtetësisë dhe Emigracionit Amerikan.

Që në muajin mars nj grup senatorësh i kërkuan Sigurisë së Shtetit të rriste numrin e vizave mbi kufirin normal duke e çuar atë në 66 mijë persona. Kërkesat për punonjës sezonalë ishin aq ekstreme këtë vit sa që faqja zyrtare e Ministrisë së Punës pothuajse u bllokua, sipas sekretarit te SSH, Kirstjen Nielsen.

“Shtrëngimi i vazhdueshëm i tregut të punës e garantoi këtë rritje,” shkruan senatorët, të cilët argumentuan se shumë zona të vendit nuk kanë një popullsi në moshë pune, që të plotësojë kërkesën për punë sezonale.

Edhe komuniteti i bizneseve private e ka mbrojtur idenë për shtimin e vizave sezonale.

Megjithatë, avokatët e një politike të ngushtë të emigracionit kanë thënë se këto viza ulin pagat dhe i pengojnë punëtorët amerikanë të gjejnë vende pune. /Scantv/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet