Sa më e vjetër makina, aq më e lartë taksa e zhdoganimit. Ajo çfarë duhet të dini në doganë

Nëse makina ka vit prodhimi para vitit 2005, do të paguhet taksë zhdoganimi rreth 30 për qind më të lartë

TIRANE - Të gjithë ata që do të importojnë një makinë me vit prodhimi para vitit 2005, do të paguajë taksë zhdoganimi rreth 30 për qind më të lartë sesa paguanin më parë. Ligji ka hyrë në fuqi që dje. Udhëzimi i ministrisë 'për proçedurat e shqyrtimit të vlerës doganore, burimet e informacionit dhe afatet e publikimit të dosjes me të dhëna të disponueshme dhe zhdoganimin e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të tyre' cakton se kush importon makinë të vjetër, 30% më shumë doganë.

Për artikujt e karburanteve, të tilla si benzinë, gazoil, mazut, solar, vajgur, jet, gazi i lëngshëm (butan, propan), biodiesel (dhe të gjitha nënproduktet) Drejtoria e Vlerës Doganore harton shkresën dhe pas firmosjes nga titullarët e institucionit, ua dërgon degëve doganore dhe njësive të tjera që iu nevojitet ky informacion. Publikimi i këtyre artikujve është çdo ditë pune.

ë poshtë paraqitet sa ishte dhe sa behet vlera sipas udhëzimit, në vlerësimin e automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin:

Ishte Behet

17.1 Për autoveturat: 17.1 Për autoveturat:

a) Deri 1400 cc jo më pak se 100 000 lekë a) Deri 1400 cc, jo më pak se 130.000 lekë;

b) Mbi 1400-1900 cc jo më pak se 150 000 lekë b) Mbi 1400-1900 cc, jo më pak se 200.000 lekë;

c) Mbi 1900-2500 cc jo më pak se 250 000 lekë c) Mbi 1900-2500 cc, jo më pak se 325.000 lekë;

d) Mbi 2500-3000 cc jo më pak se 300 000 lekë d) Mbi 2500-3000 cc, jo më pak se 400.000 lekë;

e) Mbi 3000 cc jo më pak se 350 000 lekë e) Mbi 3000-4500 cc, jo më pak se 500.000 lekë;

17.2 Kamionçinë, furgonë dhe kamionë: 17.2 Kamionçina, furgonë dhe kamionë:

a) Deri në 3.5 tonë jo më pak se 480 000 lekë a) Deri në 1.5 tonë, jo më pak se 400.000 lekë;

b) Mbi 3.5-10 tonë jo më pak se 600 000 lekë b) Nga 1.5 tonë-3.5 tonë, jo më pak se 600.000 lekë

c) Mbi 10 tonë jo më pak se 840 000 lekë c) Nga 3.5 tonë-10 tonë, jo më pak se 850.000 lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet