Shembja e pallatit të vjehrrit të Bashës në 2013, i kushton qeverisë 13 milionë euro dëmshpërblim

Gjykata e Strasburgut ka shpallur fajtor shtetin për shembejn e pallatit të Xhafer Isufi, në vijën bregdetare të Vlorës. Shembja e tij u bë më 4 dhjetor 2013, pak muaj pasi Rama kishte marrë në dorë qeverisjen e vendit. Por gjykata e Strasburgut vendosi të pranojë padinë e pronarit kryesor Xhafer Isufi, njëkohësisht edhe vjerri i Lulzim Bashës dhe 18 personave të tjerë të cilët kishin blerë banesa në këtë pallat.

Kështu qeveria shqiptare duhet të dëmshpërblejë pronarin dhe familjarët e djerë të dëmtuar me një shumë prej 13 milionë euro. Përfituesi kryesor i kësaj shume është Xhaferi, por edhe banorë të tjerë të pallatit që kishin blerë apartamente. Qeveria duhet ta paguajë këtë shumë brenda 3 muajve, në të kundërt çdo ditë me vonesë do të llogaritet si interes. Leja për ndërtimin e këij pallati ishte dhënë nga ish-kryebashkiaku socialist Shpëtim Gjika. Kjo ishte ndër arsyet që Rama prishi mardhëniet me Gjikën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet