Shërbimet e Administratës Tatimore vetëm online. Mbyllen vizitat në sportele dhe zyrat rajonale

Administrata Tatimore informoi se prej datës 17 mars do të mbyllen të gjitha sportelet dhe zyrat rajonale dhe shërbimet do të ofrohen vetëm online. “Prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk do të ofrohen në sportelet dhe zyrat e Shërbimit për Tatimpaguesit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjtihshme të Tatimeve. Ndërkohë tatimet informojnë se për çdo kërkesë apo shërbim që ju nevojitet, qytetarët mund të përdorin e-albania .

Në portalin e-albania mund të përdoren 11 shërbime si : vërtetim për pagim detyrimesh; vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti; vërtetim për pagimin e kontributeve për individin; vërtetim për posedim mjeti; vërtetim për regjistrim të investitorit; vërtetim për statusin e tatimpaguesit (aktiv-pasiv); vërtetim për tpër përgjegjësitë tatimore; vërtetim për tatimpaguesit e regjistruar për qarkullimin e realizuar për 3 vitet e fundit; vërtetim për individ të paregjistruar; lëshim certifikatë rezidence për subjekte; konfirmim listëpagesas.

Njëkohësisht tatimet i kujtojnë biznesit të përdorin llogarinë e deklarimit elektronik e-filing, në menunë çështje të përgjithshme, për: kërkesë për shtim apo ndryshim të përgjegjësisë tatimore, formulari “njoftim i ndryshimeve në regjistrim”; kërkesë për shërbime që nuk mund të aksesohen nga portali e-albania (administrator i huaj, mosshfaqje e pagesave në sistem etj); ekstraktet historike të enteve, OJF-ve, fermer të rregjistruar pranë Drt-ve; konfirmime të ndryshme: pasqyra financiare, deklarata, libra shitje-blerje, pagesë tatimi në burim etj; lista e deklaratave tatimore të padeklaruara nga tatimpaguesit, si dhe informacione të ndryshme në lidhje me legjislacionin tatimor.

Për çdo problematikë që do të hasni, apo shërbime të asistencës së përgjithshme, DPT publikon numrat e kontaktit të zyrave të e Shërbimit në Drejtoritë Rajonale Tatimore:

Qytetarët mund të shfrytëzojnë qendrën e thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002, e hene- e enjte në orarin 08.30-18.00 dhe e premte 08.30-16.00, si dhe Live chat nëpërmjet faqes zyrtare të internetit tatime.gov.al. Ndërkohë që mund të dorëzojnë kërkesën në : kutinë postare të cdo DRT, apo mund t’a dërgoni nëpërmjet shërbimit postar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet