Shipëria, 'parajsë e vogël' për pensionistët e huaj. Marrin pension pa paguar asnjë taksë

Kostoja e jetesës në Shqipëri, është thuajse 47 për qind më e lirë se ajo në Itali dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian. Vendi është i bukur dhe pjesa më e madhe e të rinjve flasin të paktën 2 gjuhë të huaja. Mbi 400 mijë janë pensionistët që INPS paguan për qytetarët e vet.

Qeveria shqiptare do të ulë taksat për të gjithë pensionistët e huaj të cilët do të shkojnë të jetojnë në Shqipëri, duke shpresuar të ndihmojnë ekonominë e vendit. Këshilli i Ministrave ka shpënë për votim në Asamblenë Kushtetuese projektin e ofruar nga Ministria e Diasporës për pensionistët e vendeve të Bashkimit Europian të cilët do të shkojnë të jetojnë në Shqipëri dh që nuk do kënë rëndësinë e pasjes së një leje qëndrimi në dorë. Por për pensionistët e ardhur nga jashtë BE-së, është e detyrueshme pasja e një leje qëndrimi shqiptare.

Sipas këtij projekti, edhe qytetarët shqiptarë të cilët kanë një pension nga një tjetër por jetojnë në Shqipëri si emigrantë, do të përfitojnë nga legjislacioni në fjalë. Duke shpresuar për të ndihmuar në ekonominë e vendi, ky projekt do të lehtësojë edhe procedurën e marrjes së lejës së qëndrimit në vendin e tyre.

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është bërë një destinacion mjaft tërheqës për pensionistët e vendeve të zhvilluara sidomos italisë. Shumë pensionistë italianë të cilët përfitojnë pension nga vendi i tyre, shkojnë dhe jetojnë në Shqipëri për shkak të kostos së ulët të jetës.

Ministria e Financave deklaron se janë jo vetëm italianët të cilët vijnë dhe jetojnë në Shqipëri, por ka shumë interes edhe nga vende të tjera sidomos ato nordike gjatë kohëve të fundit. Shumë pensionistë nga vende si Suedia, Norvegjia dhe Danimarka, kërkojnë të jetojnë në Shqipëri jo vetëm për shkak të kostos së ulët të jetesës, por edhe klimës shumë të mirë dhe me diell.

Projekti i qeverisë ka synim promovimin e turizmit të pensionistëve në Shqipëri, në momentin kur vendi ka një emigracion kostant sidomos nga të rinjtë të cilët preferojnë të jetojnë në vende të Bashkimit Europian për një jetë më të mirë.

Author

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Bledi   e Premte 24 Janar, 2020

    Lum si ata. Po pse te mos bejne, sepse pensionet e tyre mujore shkojn deri ne 600 Euro, kurse pleqte tane kane punuar gjithe jeten dhe mezi e marrin 120 mije leke ne muaj.