Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri për popullsinë mbi 15 vjeç, 11,9 %

Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, në tremujorin e dytë të këtij viti 2020 është 11,9%.

Instituti i Statistikave publikoi sot Anketën tremujore të forcave të punës, sipas së cilës gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,6%.

“Në tremujorin e dytë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,9%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,4%, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,5%”, thuhet në raportin e INSTAT-t.

Për gratë, referuar të dhpnave të INSTAT, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 60,7%, ndërsa për burrat ky tregues është 75,7%.

Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,0 pikë përqindje më e lartë sesa për grate.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 50,5%, ndërsa për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 77,2 %.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet