Shkëmbimet ekonomike Kosovë-Shqipëri rriten me 50%

Vitin që lamë pas shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri janë rritur me 50%, duke shënuar një vlerë rreth 210 milionë euro.Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, thekson se e gëzon fakti që marëveshjet dhe takimet që janë mbajtur mes dy qeverive kanë pasur rezultate. “Me fillimin e vitit të ri sjellim edhe një lajm të mirë. Marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës, vitin e kaluar kanë pësuar një rritje prej 50% më shumë se në vitin 2016”, tha Minxhozi. Sipas tij, kjo është rritja më e madhe e shkëmbimeve gjatë këtyre katër viteve të fundit. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mbajtur katër mbledhje të përbashkëta ku janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet