Shqipëria përmirëson lirinë ekonomike. Vlerësohet shumë mirë për shpenzimet qeveritare, më pak për kredinë aziendale

Vendi është në zonën e gjelbër të hartës së 157 shteteve

TIRANE - Shqipëria renditet në vendin e 62të ndër 157 gjithsej, për lirinë ekonomike. Treguesit e lirisë ekonomike, të institutit Frase, e vendosin vendin tonë në zonën e gjelbër të hartës, me 7,18 pikë nga dhjetë gjithsej. Shqipëria ka shënuar një rritje progresive duke kaluar kështu 5 vende më sipër. Studimi u bazua në pesë fusha. Shpenzimet qeveritare morën 7,8 pikë duke u vënë në vendin e 21të. Siguria ligjore dhe e drejta e pronës 4,7 pikë nga 10 gjithsej, qarkullimin e parave është vlerësuar pozitivisht duke marrë vendin e 21të, ndërsa liria tregtare ndërkombëtare në vendin e 66të. Përsa i përket tregut të punës dhe kredisë aziendale, mban në vendin e 135të. Në vend të parë të listës është Hong-Kongu, Zelanda e re dhe Singapori. Në vend të fundit janë Libia, Siria dhe Venezuela.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet