Shqiptarët preferojnë më tepër Italinë dhe Greqinë për të punuar

Greqia ka qenë vendi i dytë më popullor pas italisë për emigrantët shqiptarë në kërkesat për punë dhe standart më të lartë jetese nga viti 2008 deri në vitin 2018. Kjo u bë e ditur nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Europian. Gjatë këtij 10 vjeçari, 622 mijë shtetas shqiptarë kanë marrë shtetësinë dhe lejën e qëndrimit nga Greqia dhe vende të tjera të BEsë.

Italia ka dhënë mbi 50 për qind më tepër lejë në krahasim me greqinë me gati 36 mijë lejë më shumë. Gjermania, Anglia dhe Franca kanë qenë vende të tjera të preferuara. Lëvizja e lirë nëpër Europë ka filluar të ngrejë probleme për vendet përkatëse, për shkak se punësimi sezonal është i paligjshëm.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet