Si mund të përfitosh një vend pune brenda 24 muajve nga diplomimi?

Nëse je i ri, i diplomuar brenda 24 muajve të fundit në nivelin Bachelor apo Master dhe të duhet eksperiencë pune, apliko për programin e praktikave profesionale. Ministria e financave dhe ekonomisë, bën të ditur se, në bazë te vendimit përkatës të Këshillit të ministrave, shërbimi kombëtar i punësimit ka hapur fazën e aplikimeve për Programin e nxitjes së punësimit, nga i cili çdo pjesëmarrës subvencionohet në vlerën 13.000 lekë/muaj (50 % të pagës minimale) si dhe kontributin për sigurimin nga aksidentet në punë. Cilido që dëshiron të bëhet pjesë e këtij programi është i ftuar të paraqitet pranë Zyrës së Punësimit në rajonin ku ka vendbanimin. Ky program ndërhyn realisht për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës dhe shkon krah për krah me politikat aktive të qeverisë në drejtim të uljes së papunësisë. Këtë javë vetëm përmes Zyrave të Punës janë punësuar në të gjithë vendin 917 punëkërkues.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet