Singapori largon SHBAnë nga drejtimi i ekonomisë konkuruese

“Singapori e ka larguar SHBA-në nga kryesimi i ekonomisë konkuruese botërore”. Kjo është bërë e ditur nga raporti i dalë pas mbledhjes më të fundit nga Forumi Ekonomik Botëror. Indeksi i publikuar, përfshin konkurencën e rajonit dhe produkteve, duke matur faktorë si stabilitetin makroekonomik, infrastrukturën, tregun e punës dhe mundësinë e krijimit. “Megjithatë, edhe pse Amerika humbi pikë nga Singapori, sërisht ngelet një superfuqi krijuese”, theksohet në raport.

Singapori dhe Vietnami kanë krijuar një performancë shumë të mirë këtë vit, kjo falë edhe luftës tregëtare SHBA-Kinë. Raporti thekson se të dyja ekonomitë aziatike kanë përfituar nga tensionet e tregëtisë globale së fundmi mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Vietnami fitoi 10 vende këtë vit nga viti i kaluar, duke u renditur në vendin e 67 mes 137 vendeve.

Importet amerikane nga Vietnami u rritën me 36 për qind gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, pasi kompani të ndryshme janë duke lëvizur krahun e punës dhe prodhimin nga Kina në Vietnam dhe vende të tjera të azisë jugore, për të anashkaluar tarifat mes dy vendeve.

Hong Kongu, Holanda dhe Zvicra dolën jashtë listës së 5 vendeve kryesuese. Hong Kongu humbi pikë edhe për shkak të krizës së thellë politike ku është përfshirë, duke sjellë rënie të madhe në ekonominë rajonale.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet