Sipërmarrësit italianë në Shqipëri vlerësojnë uljen me trefish të taksave

Lehtësimi me 3-fish i taksave për sipërmarrjen do të sjellë më shumë investime, rritje rrogash e zhvillim për bizneset në vend, ku një pjesë janë edhe shumë sipërmarrës italianë, të cilët janë zhvendosur në Shqipëri. “Ne vendosëm të lehtësojmë trefish ngarkesën e taksës. Pavarësisht se buxheti nuk i merr më ato lekë, ato lekë mund të hidhen në investime në përmirësimin e teknologjisë, sepse janë 11 mijë biznese në këtë fashë që janë biznese që kanë mundësi zhvillimi”, tha Rama, duke theksuar se qeveria është në dispozicion të bizneseve. Kjo, sipas tij, përbën atë pjesë bazë të sipërmarrjes që punëson dhe vetëpunësohet, ndërsa ulja e taksave do të ndikojë edhe në rritjen e pagave. Akoma jemi një firmë e re që punon për të hyrë në treg. Produkti ynë kryesor është prodhimi i kroasantit që e shpërndajmë nëpër lokale, apo furra buke. Shpresojmë që duke rritur punën dhe nga ulja e taksave të mund të kursejmë dhe të bëjmë investime në teknologji, sepse kemi nevojë të rrisim brand-in tonë”, – tha ai.

Sipërmarrësi italian u shpreh mjaft i kënaqur nga përgjegjësia e punëtorëve shqiptarë, ndërsa premtoi rritje të mëtejshme të pagave. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet