Shqiptarët në vend të katërt në Itali: 39038 biznese

Sipërmarrësit me kombësi shqiptare janë renditur të katërtit në listën e bizneseve të zotëruara nga nënshtetas të huaj në Itali. Raporti mbi ekonominë e emigracionit konfirmon se aktualisht në Itali janë 39038 biznese të pronësi të sipërmarrësve shqiptarë, me një rritje prej 18,2% në krahasim me vitin 2009 e 6.01% në krahasim me një vit më parë. 69,2% e këtyre bizneseve i përkasin sektorit të ndërtimit, 7.2 % ushtrojnë aktivitetin në sektorin e shërbimit të sipërmarrjes e 6.9% në turizëm.

12.6% e sipërmarrësve me kombësi shqiptare janë të seksit femër, 72,9% e tyre në moshën 30-49 vjeç, 12,5% mbi 49 vjec dhe 14,6% nga 18-29 vjeç. Në rajonin e Lombardisë është përqëndruar numri më i madh i sipërmarrësve me kombësi shqiptare me 18,7 %, ndjekur më pas nga rajoni i Toskanës, Emilia Romagna, Piemonte e Liguria. Ndërsa provinca e Milanos dhe ajo e Firences me 5,1 % të numrit të pëgjithshëm shënon numrin më të lartë të bizneseve me sipërmarrës shqiptarë.

Aktualisht në Itali ekzistojnë rreth 550 mijë biznese të drejtuara nga persona me kombësi të huaj. Në vend të parë renditen sipërmarrësit me kombësi marokene, ndjekur nga ata me kombësi kineze, rumune e më pas në vend të 4, sipërmarësit me kombësi shqitpare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet