Standard and Poor’s vlerëson B+ Shqipërinë

Agjencia e vlerësimit Standard and Poor’s ka publikuar sot raportin për ekonominë shqiptare, në të cilin konfirmon vlerësimin B+ dhe perspektivën pozitive për periudhën në vijim. Vlërësime pozitive dhe për aspektin fiskal në krahasim me fqinjët dhe konfirmon një rritje ekonomike prej 4%. Shqipëria do të vazhdojë të tërheqë investime të huaja direkte solide, në sektorë me vlerë të shtuar edhe përgjatë viteve të ardhshme. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar për raportin e publikuar sot nga S&P duke u shprehur se pas FMN, ky raport tjetër notë pozitive për ekonominë shqiptare. Vlerësohet vazhdimi i konsolidimit fiskal, ulja e mëtejshme e borxhit publik dhe defiçitit, shprehet Ahmetaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet