Standarte të reja në kontrollin e bizneseve
Takim mes inspektoriatit e dhomave

Inspektoritati qendror si dhe Unioni i dhomave të tregtisë dhe industrisë u angazhuan në bashkëpunim gjatë kryerjes së kontrolleve pranë biznesit, në kuadër të përpjekjeve për rritjen e efektivitetit të ekipeve të inspektimit, me qëllim përfitimin e produkteve më të sigurta dhe uljen e barrës së biznesit. Gjatë një takimi të zhvilluar të premten, mes Kryeinspektorit Shkëlqim Hajdari si dhe kryetares së bashkimit të dhomave Ines Muçostepa u bë e ditur se tashmë kontrollet do të kryhen mbi bazën e disa dokumentave standarde, të cilat do të garantojnë që çdo biznes do të kontrollohet në mënyrë të barabartë. Takimi u mbajt në Zyrat e Inspektoritatit Qendror, në Tiranë. Sipas Hajdarit, 75 % e kontrolleve tek bizneset do të jenë të planifikuara dhe njoftimi për çdo sipërmarrës që do të kontrollohet do të kryhet 3 ditë para. Ndërkohë gjithë procesi i kontrollit do të jetë on-line, gjë që do të ulë abuzivizmin dhe korrupsionin në këtë proces.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet