TVSH e biznesit: kategoritë që përjashtohen

Ministri i Financave Arben Ahmetaaj ka zhvilluar një takim me përfaqesues të biznesit trë vogël . ai garantoi se skema e TVSH-së nuk rrit cmimet, por rrit konkurencën dhe formalizon ekonominë. Zero përqind do të vazhdojë tëjetë tatimfitimi për biznesin e vogël me xhiro deri ne 5 milionë. për Biznesin me xhiro deri ne 8 milion tatimfitimi do të jetë 5%. Rreth 65 mijë biznese të vogla nuk do të përfshihen ne skemën e TVSH-së.

“Ambulantët, tregjet e bashkive do të jenë të përjashtuar. Ai që shet fruta-perime në Lushnje, Divjakë apo Fier nuk është pjesë e detyrimit për të deklaruar TVSH. Biznesi i vogël me një numër prej 65 mijë subjektesh do të mbetet jashtë skemës së detyrueshme të deklarimit të TVSH. Në finale do të jemi sërish këtu pas disa muajsh dhe do ti themi njëri-tjetrit se çmimet nuk u rritën, kostoja nuk i rrit, ama biznesi i madh u strukturua, u skanua dhe u kontrollua më mirë për shkak të këtij instrumenti”, ka deklaruar ministri Ahmetaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet