Taksa e re e shtëpive, ja sa do të paguajë një familje

Qeveria ka nisur diskutimet për mënyrën e llogaritjes së taksës së tokës, që hyn në fuqi nga 1 janari i 2018. Deri më tani janë paraqitur dy variant ku formula e përllogaritjes do të jetë mbi cmimet fiskale të apartamenteve që janë në fuqi. Taksa do të variojë nga 0,035% deri në 0,04% të vlerës së shtëpisë. Kështu, me këtë formulë të re taksimi pritet që mesatarisht taksa e shtëpive nga niveli ekzistues të rritet nga 10 deri në 15 euro. Për qytetarët që duan të llogarisin vetë se sa do të pahuajnë si taksë shtëpie, mjafton ti referohet cmimeve fiskale të zonës kadastrale ku jetojnë dhe dy variantet e vlerës së shtëpisë që do variojnë nga 0,035 deri në 0,04%.

Taksën më të lartë do ta paguajnë zonat më të shtrenjta dhe qytetarët që kanë shtëpi me sipërfaqe të mëdha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet