Tatimet çojnë në prokurori 54 biznese, i shkaktuan shtetit 4 miliardë lekë dëm

Drejtoria e Hetimit Tatimor, pranë Drejtorisë së përgjithshme të tatimeve në kuadër të luftës kundër informalitetit ka çuar në prokurori 54 subjekte tregtare. Gjatë hetimeve në periudhën tetor-dhjetor 2017 është zbuluar së këto biznese i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 4 miliardë Lekë. Po proçedohen në gjendje të lirë 72 persona, në lidhje me dëmin financiar. Veprat penale për të cilat janë referuar rastet lidhen me krijimin e skemave të mashtrimit me TVSHnë, fshehje të ardhurash dhe mospagim taksash dhe tatimesh.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet