Tatimet-ndërtuesve: Lëshoni faturë tatimore në momentin e arkëtimit të çdo kësti nga klientët!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar zbatimin e disa planeve sektoriale gjatë vitit 2020, ndër të cilat është edhe ai i sektorit të ndërtimit. Në deklaratën për mediet, Tatimet theksojnë se “nxitja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore është synimi kryesor yni dhe vijimësia e veprimeve që po ndërmerren kanë për qëllim më së pari që tatimpaguesi të njihet më mirë me kërkesat ligjore”

“Në funksion të kësaj qasjeje vjen dhe njoftimi që do iu dërgohet tatimpaguesve të cilët operojnë në sektorin e ndërtimit. Objekti i këtij njoftimi ka të bëje me shitjen (furnizimin) e ndërtesave duke sjellë në vëmendje të tatimpaguesve, dhe jo vetëm, qëndrimin e administratës tatimore. Tatimpaguesit kanë detyrim të lëshojnë faturë tatimore në momentin e arkëtimit të çdo kësti nga klientët”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Tatimet apelojnë që tatimpaguesit duhet të tregojnë kujdes në momentin e njohjes të ardhurave në rezultatin financiar duke vlerësuar drejt statusin e ndërtesave në raport me parimet në standardet e kontabilitetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet