Tatimet publikojnë listën e subjekteve që nuk lëshojnë kupon

Jo të gjithë janë të detyruar të lëshojnë kupona tatimor. Në webin e tatimeve, shkruhen se cilat kategori janë të përjashtuara nga lëshimi i kuponave tatimor. Tatimpaguesit të cilët kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, pagesa e të cilave nuk kryhet përmes bankës, janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sistemin fiskal, përmes pajisjeve fiskale.

a) tatimpaguesit, që paguajnë tatime mbi të ardhurat nga kryerja e veprimtarive për shuma të vogla të të ardhurave neto, me përjashtim të shoferëve të taksive;

b) personat, që nuk janë tregtarë dhe e realizojnë qarkullimin e produkteve bujqësore dhe të papërpunuara mbi tezga, në tregjet e organizuara, si dhe jashtë markatave;

c) individët, që lëshojnë me qira mjedise biznesi;

ç) veprimtaritë, që ushtrohen në zona të larta malore, me popullim më pak se 300 individë dhe që janë të ndryshme nga vendet turistike.

Administrata tatimore njofton gjithashtu se ndalohet përdorimi i pajisjeve fiskale dhe sistemeve të monitorimit të qarkullimit, të ndryshme nga ato të përcaktuara në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet