Bie besimi në ekonomi gjatë tremujorit të kaluar

Tre mujori i fundit i vitit që kaloi, shënoi një rënie të besmit ndaj biznesit dhe konsumatorit në ekonomi. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë rezultojnë se treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 3.9 për qind në muajt tetor-dhjetor 2017, ku rolin kryesor e ka luajtur ndërtimi, tregtia dhe industria. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë nënvizon se tek industria, treguesi i besimit ra me 2.5 për qind gjatë tremujorit të katërt të 2017. Treguesi i besimit në ndërtim shënoi një rënie prej 12.4 për qind. Midis balancave të tjera, edhe balanca e pritjeve për punësimin në tremujorin e ardhshëm rezultoi e përkeqësuar. BSH bën me dije në vrojtimin e saj se treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve u rrit me 2.5 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt. Në të kundërt, komponenti tjetër formues i treguesit, balanca e kërkesës, shënoi rënie të lehtë me 0.3 pikë përqindje. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë ra me 9.9 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt, duke u zhvendosur

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet