Budapest (Hungari)

Tiranë-Budapest €20: fillon linja e parë ajrore low-cost

Nëse po planifikoni të udhëtoni nga Tirana në Budapest, bileta do t'ju kushtojë nga 29 në 20 Euro. Dje u zhvillua ceremonia e inaugurimit të linjës së pare low-cost me kryeqëndrën e Hungarisë. Fluturimi i parë, kishte pasagjerë në bordin e avionit Ministrin e transportit dhe infrastrukturës Sokol Dervishaj dhe homologun hungarez Robert Homolya. "Një investim në funksion të pasagjerëve shqiptarë dhe imazhit të vendit" e ka quajtur ministri shqiptar vendosjen e kësaj linje ajrore. "Ne duam të zhvillojmë turizmin dhe tregtinë mes dy vendeve, dhe jam i sigurt se ky është një hap i mash", tha mëpas ministri hungarez, i cili shtoi se për këtë linjë ajrore, Hungaria kishte negociuar një vit me Bashkimin europian.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet