Trefishim i bizneseve të vogla në 5 vitet e fundit

Bizneset e vogla në harkun e pesë viteve të fundit janë trefishuar. Kryeministri Edi Rama solli sot të dhëna nga regjistri i Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, që dëshmojnë këtë fakt. “Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë nga regjistri i Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, ku të gjithë ata miq këtu, të cilët e komentonin si ulje të numrit të bizneseve kursimin e 130 milionë USD nga ulja e taksave (paraqitur në grafikun e djeshëm), kur në fakt bizneset e vogla në harkun e pesë viteve të fundit janë trefishuar, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, tha Rama. Konkretisht, sipas të dhënave nga Tatimet në vitin 2019 janë 64 766 biznese më shumë se në vitin 2013. Në vitin 2013 ishin regjistruar 32 034 biznese ndërsa në vitin 2019 rezultojnë të regjistruara 96 800 biznese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet