Trump kërcënon Apple. 'Prodhoni në ShBA që të mos humbisni nga taksat në Kinë'

“Ka një zgjidhje të thjeshtë e cila mund të bëjë që taksa të jetë 0 dhe të ketë përfitime financiare. Fabrikoni produktet tuaja këtu në SHBA dhe jo në Kinë. Filloni të ndërtoni impiante të reja tani”. Donald Trump sfidon hapur gjigandin Apple nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Twitter duke replikuar në lidhje me idenë e ndërtimit të një fabrike të madhe për të dhënat në Kinë nga kompania mediatike. Gjatë orëve të fundit, grupi i drejtuar nga Tim Cook, ka denoncuar vendimet në lidhje me rritjen e çmimit për produket si Apple Watch, AirPad, HomePad dhe Mac Mini.

Rriten shitjet e komapanisë Nike me 31 %. Shitjet e kompanisë kanë patur rritje pas sulmit që presidenti Trump i bëri kompanisë pas reklamës së bërë nga Colin Kepernick, lojtari i futbollit amerikan. “Besoni në gjithçka edhe pse kjo do të thotë se mund të sakrifikoni gjithçka”, është slogani më i ri i kompanisë sportive “Just do it”. Reklama më e re e Nike ka dalë të hënën e kaluar, ditën e punëtorëve në ShBA dhe sipas të dhënave të publikuara nga shoqëria Edison Trends, vetëm brenda pak ditësh shitjet janë shtuar me 31 %.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet