Nuk ka incidente, vazhdon normalisht tarifimi në Rrugën e Kombit

Që dje ka filluar tarifimi i Rrugës së Kombit dhe gjithçka ka proçeduar normalisht. I kënaqur u shpreh për këtë fakt Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri sot në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë. “Mirëmbajtja e rrugës përmes tarifimit është një mënyrë dinjitoze dhe zgjidhja e duhur që garanton standarde dhe siguri qarkullimi aq më tepër siç është qarku i Kukës, i cili në 20 vitet e fundit nuk ka një rrugë alternative dinjitoze qarkullimi, përveç Rrugës së Kombit ndaj është mëse e nevojshme mirëmbajtja e saj, pasi edhe të mirat publike kanë nevojë për një kontribut “, tha Gjiknuri. Çdo mjet transporti që kalon në Rrugën e Kombit tarifohet sipas kategorisë, motoçikletat kanë çmimin më të lirë, ndërsa kamionët e mëdhenj më të lartin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet