Vendimi për rritjen e pensioneve para ’96 gati për miratim

Projektvendimi për rritjen e pensioneve para 96 ka marrë formën përfundimtare dhe është dërguar për miratim në qeveri. Rreth 15 mijë pensionistë pritet të përfitojnë shtesë në masën e pensioneve. Rritja e parashikuar është e ndryshme dhe varion nga 175 deri në 3737 lekë/muaj. Qëllimi i këtij vendimi është ngushtimi i diferencave të pensioneve, për ato persona që kanë ushtruar të njëjtin profesion dhe kanë të njëjtën vjetërsi pune. Kategoritë që do të kenë rritje të pensioneve janë mësueset, minatorët dhe ish-ushtarakët e dalë në pension.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet