Zbulo shërbimet e tjera online për bizneset

Sipërmarrësit mund të kryejnë online aplikimin për ''Listëpagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (eSig25)”, e cila i mundëson tatimpaguesve pajisjen me listëpagesën e njehsuar me vulë elektronike, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto. Ky shërbim i ri i shtohet portofolit me 9 lloje vërtetimesh (7 për subjekte tatimpagues dhe 2 për individë) me vulë dixhitale, që Administrata Tatimore ofron online, përmes portalit e-Albania. “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (eSig25)”, tani mund të merret online përmes platformës elektronike e-Albania, duke i shmangur tatimpaguesve paraqitjen fizike në sportelet e Qendrave të Shërbimit. Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e këtij shërbimi mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet