Zbulohet një rezervuar me 100 milion ton naftë në rajonin e Xinjiang në Kinë

Kina ka zbuluar një fushë nafte në pellgun Tarim në rajonin autonom të Xinjiang Ujgurit në veri-perëndim të vendit. Siç bëhet e ditur, pellgu i naftës mendohet të ketë brenda një sasi prej 100 milion ton naftë të papërpunuar.

Mantan One Well, e vendosur në pellgun Tarim të provincës Xinjiang, është pjesë e degës së fushës të nxjerrjes së naftës “Tafim Oiflield” nga koorporata kombëtare e naftës kineze, e cila mund të prodhojë deri në 624 metër kub naftë të papërpunuar çdo ditë, si dhe 371.000 metra kub gaz natyror, sipas testimit që është kryer.

Zona është e thellë deri në 7.67 kilometra. Ky rezervuar përmban mbi 38 për qind të të gjithë totalit të naftës dhe gazit në bazenin Tarim, i cili është edhe bazeni më i madh i naftës dhe gazit në Kinë, me resurse deri në 17.8 miliard ton.

Një vit më parë, fusha e nxjerrjes së naftës Tarim, nxorri deri në 28.51 milion ton naftë dhe gaz. Një zonë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës deri në 30 milion ton në ditë, është programuar të ndërtohet në fund të këtij viti.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet