Zbulohet një tjetër burim nafte në Shqipëri

Është një ditë e shënuar për naftën dhe gazin shqiptar, por edhe për rritjen e ekonomisë së Shqipërisë. Kështu u shpreh sot, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një konferencë të përbashkët për shtyp me Drejtorin e Përgjithshëm të Shell Upstream Albania, Rohan D’Souza, lidhur me zbulimin e rëndësishëm të naftës në Bllokun 2 dhe 3 në zonën Shpirag të Qarkut Berat, çka është dhe zbulimi i parë i një vendburimi të ri të naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri. “Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se pas disa vitesh aktivitetit kërkues dhe vlerësues në Shqipëri, kompania Shell konfirmon potencialin e zbulimit të rëndësishëm të naftës në Bllokun 2 dhe 3 zona e Shpiragut, Qarku Berat. Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund të jetë zbulimi i parë i naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri”- tha Balluku. Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund të jetë zbulimi i parë i naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Kompania Shell ka qenë shumë këmbëngulës në punimet në pusin Shpirag 4, ku rezultatet e mëparshme kanë konfirmuar cilësinë e naftës së papërpunuar dhe ekzistencën e rezervave të mundshme të naftës. Gjithashtu rezultatet e fundit konfirmojnë se struktura e rripit naftëmbajtës është me porozitet të lartë, duke e bërë kështu nxjerrjen e naftës më të lehtë dhe rrjedhimisht, më pak të kushtueshme. Balluku tha se, konfirmimi në pusin Shpirag 4 i jep Shell garanci për të vazhduar punimet dhe investimet në pusin Shpirag 3, me një probabilitet të lartë suksesi, të nevojshëm për përfundimin e programit të vlerësimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet