Zhvlerësohen lehtë euro dhe dollari

Euro dhe dollari janë zhvlerësuar sot në tregun valutor vendas pothuajse në të njëjtat vlera.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro është zhvlerësuar me 0.50 lekë dhe dollari me 0,53 lekë duke u këmbyer përkatësisht me 124.20 lekë dhe 110.07 lekë.

Ndërkohë që leku është shfaqur i fortë përkundrejt edhe të gjitha valutave të tjera.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar Amerikan USD 110.07 -0.53

Euro EUR 124.20 -0.50

Poundi Britanik GBP 144.00 -0.60

Franga Zvicerane CHF 109.89 -0.69

Jeni Japonez (100) JPY 99.06 -0.46

Dollari Australian AUD 78.77 -0.35

Dollari Kanadez CAD 82.42 -0.62

Korona Suedeze SEK 11.90 -0.05

Korona Norvegjeze NOK 12.95 -0.05

Korona Daneze DKK 16.63 -0.08

SDR SDR 152.92 -0.76

Ari(OZ 1) XAU 143564.30 -710.66

Argjend(OZ 1) XAG 1667.73 -17.81

Juani Kinez (onshore) CNY 16.39 -0.08

Juani Kinez (offshore) CNH 16.37 -0.08

Lira Turke TRY 19.27 -0.22

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet