Zhvlerësohet monedha britanike

Stërlina britanike humbi terren sot pas rezultatit të zgjedhjeve në Britani, por tregjet e bursave u rritën. Monedha britanike ka rënë që në njoftimin e sondazheve pas mbylljes së qendrave të votimit dje në mbrëmje dhe humbjet e saj u theksuan në mëngjes në Europë. Paundi britanik humbi 2% të vlerës së tij përballë monedhave kryesore si dollari dhe euroja. Ndërsa me bursat, si ato europiane dhe ato botërore, ka ndodhur krejt e kundërta, duke regjistruar që të gjitha rritje pas shfaqjes së rezultateve paraprake të legjislativeve britanike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet