Çështja e emrit me Maqedoninë, Athina: presim që Shkupi të bëjë lëvizjen e duhur

Athina dhe Shkupi janë pranë zgjidhjes së mosmarrëveshjes për çështjen e emrit. Lajmi u dha nga zëdhënësi i qeverisë greke, i cili tha së vendi i tij pret që Shkupi të bëjë lëvizjen e duhur. Tzanakopulos tha se të dielën e kaluar, dy ministrat e jashtëm, Kotzias dhe Dimitrov patën një takim të suksesshëm dhe konkluduan kuadrin e përgjithshëm të marrëveshjes. Në këto momente, çështja ndodhet në duart e dy kryeministrave, ndërkaq, ajo që presim nga ana e udhëheqjes politike të FYROM, është që të bëjë hapin vendimtar, me qëllim që të avancojmë përfundimisht në një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, të cilën duket se që të dy vendet e synojnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet