1 milion Euro për gjetjen e vrasësit të gazetares Daphne Caruana Galizia në Maltë

Qeveria malteze mbron edhe informacionin konfidencial

“Një milion Euro për këdo që jep informacion të veçantë dhe për gjetjen e vrasësit të gazetares Daphne Caruana Galizia në Maltë. Kjo edhe në mënyrë koenfidenciale”. Qeveria malteze ka tentuar një tjetër mënyrë, pa u lidhur me median për të hedhur dritë mbi rastin e gazetares anti-korrupsion e cila u hodh në erë nga një bombë e vendosur në makinën e saj më 16 tetor.

Tashlm kryeministri ka dhënë vendimin e nisjes dhe përdorimit të metodave të tjera për gjetje e përgjegjësit, por e formalizuar në një komunikatë. “Një milion Euro për këdo që jep informacion për identifikimin dhe përgjegjësin e vrasjes. Ky është një rast i jashtëzakonshëm dhe kërkon metoda të jashtëzakonshme për të gjetur drejtësi me çfarëdolloj kostoje”, ka shpjeguar qeveria e vendit, duke premtuar mbrotje të plotë të garantuar nga një ligj mbi informatorët që do të dëshmojnë të betuar përpara gjykatësit gjatë-gjithë procesit.

Dëshmitë, specifikohet në dokument, duhet të jenë të dhëna në polici edhe në mënyrë koenfidenciale. Edhe djali i së ndjerës ka folur duke e quajtur vendin si “vend mafiozësh” dhe qeverinë si një “klloun” edhe për qeverinë e cila ka vendosur ligjin në fjalë. “Nëna ime është vrarë pasi nuk mund të bëhej palë me shtetin e krimit dhe askënd tjetër të kësaj natyre dhe në këtë luftë ajo ishte e vetme”, ka thën Matthew Galizia.

Hetimet do të kenë edhe ndihmën e FBIsë dhe Scotland Yard, dhe kjo bën të mendosh se gazetarja ka bërë një rrëmujë të madhe zbulimi në vellon e punëve të krimit të organizuar ndërkombëtar. Për shembull jepet ngjarja e shpërthimit në makinën e saj, ku bomba e vendosur brenda makinës dhe shpërthimi ishte më i fuqishëm se ai i ndodhur në 5 atentate të tjera gjatë gjashtë viteve të fundit mes grupeve rivale.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet