11 të vdekur nga sulmi brenda një sinagoge në Pittsburg. Arrestohet autori i ngjarjes

Mbi 11 vetë kanë ngelur të vdekur në sinagogën “Pema e jetës” në Pisttsburg të shtetit Pensilvani në SHBA, ku një person i armatosur hapi zjarr. I plagosur dhe më pas i kapur nga policia, sulmuesi, një 46 vjeçar ka nisur të hapë zjarr me armë automatike kundër agjentëve kur ata mbërritën në vendin e ngjarjes. Sipas forcave të ndërhyrjes lokale, të paktën 12 vetë janë plagosur mes të cilëve 3 agjentë policie.

Presidenti amerikan Donald Tramp në një mesazh ngushëllimi është shprehur se “nëse në brendësi të sinagogës do të kishte më tepër mbrojtje, do të ishte shumë më siguri. Kjo është një çështje që do të jetë gjithnjë kryesore, pasi nëse do të kishte mbrojtje të brendshme gjërat do të kishin shkuar ndryshe. Kjo ka bërë që personi i armatosur të bëjë atë që arriti të bënte”.

Ndërsa Michael Eisenger, ish-president i sinagogës shprehet se “janë të shokuar të gjithë për atë që ndodhi. Jam i kënaqur që autori i ngjarjes tashmë u kap nga policia, por mendoj se mendimet dhe lutjet janë parësore për ngjarjen tonë. I njoh të gjithë personat pasi është komuniteti im”.

Sinagoga ka qenë e mbushur me besimtarë për të kryer faljen e së shtunës, ditë e shenjtë për besimtarët hebrenj. Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë marrë shumë kërkesa për ndihmë nga personat që ndodhen brenda.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet