11 viktima nga sulmi me armë në lokalin Thousand Oaks në Kaliforni

Mbi 11 persona janë vrarë duke përfshirë edhe një oficer policie brenda një bari në Thousand Oaks të shtetit të kalifornisë në ShBA. Raportimet tregojnë se gjuajtja me armë ka nisur rreth orës 23.20 minuta sipas orës lokale në lokalin Bordeline, rreth 65 kilometra në veri-perëndim të Los Angeles.

Zyrtarët kanë konfirmuar se personi që hapi zjarrin tashmë ndodhet i vdekur brenda zonës, por raportojnë se numri i viktimave mund të jetë më i madh se ai i deklaruar deri tani. Sipas këtyre raportimeve, mbi 200 vetë ndodheshin brenda lokalit, duke marrë pjesë në një ngjarje muzikore.

Media rajonale shfaq pamjet e njerëzve teksa nxirrem me barrelë nga vendi i ngjarjes. Ndërsa disa dëshmitarë kanë përshkruar skenat e panikut brenda lokalit, ku sipas tyre nuk kishin të ndaluar të shtënat me armë, ndërsa njerëzit nisën të thyejnë xhamat e dritareve me karrike dhe çfarë të gjenin për t’u larguar ose fshehur poshtë tavolinave dhe në tualet.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet